Ministrja e Shëndetësisë:” Shëndeti i gruas shqiptare është shëndet për familjen dhe shoqërinë.”

0

Prezente në marshimin paqësor të realizuar në qytetin e Elbasanit ishte dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu. Ajo nxiti gratë që të qenë më të ndërgjegjësuara për realizimin e mamografisë.
Ndër të tjera ministrja tha:
“Emocion i veçantë dhe falenderoj qytetarët për rregullin. Sot po bëjmë shumë beteja. Po përballemi me covid-in. Shëndeti i gruas shqiptare ështe shëndet për familjen dhe shoqërinë. Gjatë këtyre viteve ne kemi një program që çdo grua të realizoje mamogeafinë. Kemi ekzaminuar 10 mijë gra aktualisht dyfishimi. Janë më shumë se 5000 gra që vuajnë nga kjo sëmundje. Ne kemi mundësuar diagnostifikimin e hershëm. Kemi instaluar mamogeafinë në 6 spitale rajonale. Edhe ky marshim ka për qëllim për sensibilizimin e grave,jo vetëm tetori por çdo ditë të vitit. Ekzaminimi mund të realizohet edhe pasditeve, edhe të shtunave. Trajtimi i kancerit prioritet i qeverisë sonë.”
Ky marshim u organizua nga Elena Bibaja, koordinatore e YWCA për qytetin e Elbasanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu