Atentati me 4 të vrarë në zonën e Dobraçit në Shkodër më 30 tetor i kalon për hetim SPAK-ut. Prokuroria dyshon se krimin e ka kryer një grup i strukturuar kriminal.
Nga elementët që ka gjetur policia lokale e Shkodrës dhe Prokuroria e Shkodrës ka dyshime dhe bindjen se vrasjet u kryen në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Krimet e kryera në kuadër të grupit të strukturuar janë kompetencë e SPAK dhe për këtë arsye i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme për hetime më të thelluara.
Sapo dosja të administrohet në protokoll, pritet të hidhet shorti prej nga ku do të caktohet grupi hetimor i posaçëm.