Masakra në Don Bosko në lokalin e Fatjon Muratit, u përfol për atentatin ku u vra Brilant Martinaj

0

Masakra me një të vrarë dhe katër të plagosur, mes tyre një fëmijë, ka ndodhur në lokalin e një personi me precedente të shumtë kriminale.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lokalin i cili rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Fatjon Murati një emër jo i panjohur për policinë.

Fatjon Murati është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Fatjon Murati është mik i Endrit Dokles, i njohur si anëtar i Bandës së Durrësit dhe pas lirimit nga burgu i përfolur si shënjestër e një atentati për të cilin Ervis Martinaj kishte paguar 500 mijë euro te vrasësi me pagëse i penduar Nuredin Dumani.

Emri i Fatjon Muratit doli në skenë pas atentatit të rëndë me tre të vrarë në mbikalimin e Fushë Krujës, ku një nga viktimat ishte Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Marinajt.

Nga atentati i sotëm mbeti e vrarë banakierja e loaklit, dyshohet aksidentalisht si dhe katër persona u plagosën, ndër ta një fëmijë me plumb në këmbë.

Vijon…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu