Të shtënat me armë zjarri në ‘Don Bosko’, humb jetën një grua! Mes të plagosurve edhe 1 fëmijë

0

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e kësaj të diele në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë ku ka humbur jetën një grua e cila punonte si banakiere.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një lokal në rrugën “Anastas Shundi” pranë një xhamie.

Burime paraprake bëjnë me dije se janë paraqitur të Trauma 5 persona mes tyre një fëmijë i cili ka plumbin në këmbë. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, pritet konfirmimi i tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar detajet e kësaj ngjarjeje.

Pas të shtënave me armë zjarri në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, burime bëjnë me dije se në spitalin e Traumës kanë mbërritur 5 persona, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë.

Mes të plagosurve është edhe një fëmijë që e ka plumbin në këmbë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu