Masakroi me thikë bashkëjetuesen në Elbasan, del para Gjykatës Ramis Mici, çfarë tha para hetuesve

0

Ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, Ramis Mici i cili më 30 korrik masakroi me thikë bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezi.

Në sallën e gjyqit ai është shprehur se “nuk mban mend ditën e lindjes dhe ka pranuar se ka qenë i dënuar më parë për dhunë.”

Abc mëson se Mici gjithashtu ka deklaruar se nuk ka lekë për të paguar avokat dhe ka kërkuar një avokat nga shteti.

Si ndodhi ngjarja

Jetlira Elezi, nëna e një vajzë që u vra me thikë nga bashkëjetuesi i saj orët e para të së shtunës, kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje. Burime zyrtare nga prokuroria e Elbasanit i thanë ABC se pesë ditë më parë ata ishin shoqëruar në ambientet e policisë Elbasan, ku ajo kishte denoncuar dhunën e bashkëjetuesit.

Pronari i banesës ku dy 37-vjeçarët jetonin me qira ka treguar për mediat se para pesë ditësh ata kishin pasur një zënkë. Pas konfliktit, Ramis Mici vijoi të jetonte në ambientet që ata kishin marrë me qira në katin e tretë ndërsa Jetlirën pronari i shtëpisë e kishte siguruar në ambiente të tjera në kat të parë. Ishte ai që e gjeti 37-vjeçaren të mbuluar nga gjaku.

Lexo edhe: Ishte fshehur poshtë urës pasi masakroi me thikë bashkëjetuesen, arrestohet autori i krimit që tronditi Elbasanin
“Doli ai nga dera, e kishte përplas derën. Kur e pashë ajo kishte rënë përmbys, gjak dynjaja. Kjo ka ndodh nga ora 12.50.”

Ramis Mici, baba i dy fëmijëve nga martesa e parë, pasi qëlloi për vdekje me thikë bashkëjetuesen e tij u largua nga vendi i ngjarjes.

Pas më shumë se 24 orësh kërkime, Mici u gjet i fshehur poshtë përroit të Zaranikës, ku u arrestua. Ishte qeni që çoi policinë në gjurmët e autorit.

37-vjeçarja Jetlira Elezi kishte 6 vite që bashkëjetonte me Micin në një shtëpi që e kishin marrë me qira në lagjen “Skënderbej.”

Ajo ishte nga qyteti i Belshit, dhe kryesisht të dy ishin pa punë të qëndrueshme. Ndërsa Ramis Mici, sipas dëshmive dhe në martesën e parë kishte shfaqur të njëjtat probleme me dhunën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu