Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan kanë ndaluar një 30-vjeçar nga Prrenjasi, i cili ka shpërdoruar detyrën e tij si menaxher i një subjekti për transport mallrash dhe ka mashtruar një klient, duke i vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.
Sipas hetimeve të kryera, nëntorin e kaluar, shtetasi E. S. ka mashtruar një klient duke e bërë të besonte se ai ishte pronari i kompanisë, duke i marrë 2300 euro, nga të cilat 1900 euro ishin për shërbimin e ofruar. Pavarësisht kësaj, ai nuk ka likuiduar shumën për shërbimin që firma i ofroi, duke kryer veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “Mashtrimit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.