Mashtruan prokurorinë e Elbasanit me pajisje që s’funksiononin, Apeli liron tre të akuzuarit

0

ELBASAN- Dedë Malutaj, Vladimit Malutaj dhe Ibrahim Dragoshi janë lënë të lirë nga Apeli. Gjykata ka vendosur sot të lërë të lirë Dedë Malutaj, administrator i shoqërisë “Junik” shpk, dhe Vladimir Malutaj me detyrë drejtues teknik i shoqërise “Junik” Shpk. I lirë është lënë edhe Ibrahim Dragoshi me detyrë inxhinier dhe administrator i shoqërisë “Imes-D” Shpk, ndërsa në burg ka mbetur vetëm Ardian Lloshi me detyrë inxhinier dhe administrator i shoqërisë “Tirana New Supervisor”.

Këta persona akuzohen se kanë mashtruar Prokurorinë e Elbasanit sa i takon punimeve për vendosjen e sistemit të kondicionimit. Të tre personat ishin pjesë e disa kompanive që ishin organizuar për punimet restauruese në Prokurorinë e Elbasanit.

Në vitin 2020 në sistemin e ftohjes të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, u konstatuan disa problematika që kanë pasur të bëjnë me mosfunksionimin e aparaturës Chiller të instaluar nga subjekti ndërtues, nënkontraktor. Nga verifikimet dhe të dhënat paraprake të marra nga specialistë të fushës rezultoi se pajisja në fjalë kishte dalë nga funksionimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu