Matura shtetërore e mësimit online/ Flet specialisti Ndriçim Mehmeti: Është bërë plani për de-arsimim të shqiptarëve

0

 

Specialisti i arsimit, Ndriçim Mehmeti ka qenë i ftuar në studion e Fax News, ku ka folur për situatën e arsimit në vendin tonë, pas pandemisë.

“Ministria e Arsimit duket se është e kënaqur se askush nuk po i bie në qafë. Do të shkojnë në maturë nxënësit e Durrësit, apo të Thumanës, që kushedi sa kohë kanë që bëjnë mësimin në shkolla të ndryshme, ikin nga një shkollë te tjetra.

Maturantët mbase janë të bindur se ministria e arsimit do vendosë dorën në zemër, do bëjë provime të lehta dhe do kalojmë për në shkollë të lartë.

Pse askush nuk flet për këtë, çfarë po formojmë ne? Këtu ka një heshtje, Këshilli Kombëtar i Arsimit që u ngrit me bujë të madhe, pse nuk funskionon. OJF-të për arsimin nuk i kemi dëgjuar të flasin. Këshilli Kombëtar, nuk solli asgjë të re, nuk dimë gjë as për kryetare, nuk dimë njeri se çfarë bën.

Tani këtu ose arsimi ka arritur nivelin e Finlandës dhe e ka kaluar, pra ne jemi një tufë budallenjsh që nuk kuptojmë zhvillimet e mëdha që po nodhin. Ose është bërë plani i de-arsimimit të shqiuptarëve dhe ja ka arritur.

Asnjë pushtues nuk mund t’a arrinte këtë. Ne e dimë tashmë se kemi 40 mijë më pak studentë. Ne e dimë se kemi më shumë se 10 mijë të larguar nga të rinjve.

Prindërit që çojnë fëmijët jashtë thonë falë zotit që i çuam se shpëtuam, kështu edhe politika mbetet e kënaqur se thotë më mirë që ikën të rinjtë, këta që kemi këtu do i manipulojmë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu