Analisti zbulon lojën e pistë që po bëhet në Gjykatën Kushtetuese: Po tentohet tërheqja e padisë për zgjedhjet njëpartiake të 2019-tës (SKENARI QË PO NDIQET)

0

 

Analisti Afrim Krasniqi ka zbuluar mbrëmjen e djeshme një zhvillim, i cili sipas tij, mund të përfundojë me tërheqjen e padisë për zgjedhjet lokale nga Gjykata Kushtetuese.

Ai bëri të ditur se po tentohet të ndryshohen drejtuesit e shoqatës së bashkive në mënyrë që të tërhiqet padia për zgjedhjet e 2019-ës, duke legjitimuar në njëfarë mënyrë zgjedhjet një partiake dhe kryebashkiakët socialistë.

“Në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, ka disa detaje të vogla që janë shqetësuese. Sot, shoqata e bashkive ka adresuar në Gjykatën Kushtetuese legjitimitetin në zgjedhjet lokale dhe kryetarët e të majtës në bashki të caktuara kanë marrë një nismë të çuditshme.

Ata kanë mbledhur kryetarët e bashkive dhe kanë shkarkuar drejtuesit në mënyrë që të zgjedhin dikë dhe të shkojnë në Gjykatë Kushtetuese dhe të tërheqë padinë.

Skena të tilla kaq të padenja dhe fyese… është e papranueshme. Ne e kemi pranuar që kemi dy shoqata dhe sot kryetarët e majtë janë mbledhur për të shkarkuar kryetarin e djathtë”, është shprehur Krasniqi.

“Nëse kjo është vijë zyrtare dhe nëse vërtetë ky akt përfundon në Gjykatën Kushtetuese me tërheqjen e padisë dhe ndryshimin e pozicionit, atëherë ky vend ka prekur fundin. Kur prek fundin nuk ka rëndësi se kush është president apo kryeministër as kryetar i Kushtetueses.

A ka në këtë vend njerëz që kanë kurajë, qytetari, që mund të shpëtojnë nga këta njerëz? Nëse akti i sotëm përfundon në Gjykatën Kushtetuese me tërheqje të palës që ka bërë padinë, atëherë mbyllet automatikisht çështja”, tha më tej Afrim Krasniqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu