Mazhoranca bojkotoi komisionin hetimor për “Shëndetësinë”, flet Vokshi: Po minohet mbarëvajtja e punëve të komisionit

0

Kryetarja e Komisionit hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi , ka deklaruar se bojkoti i mbledhjes së komisionin nga ana e mazhorancës, është një akt i rëndë ndaj parlamentalizmit.

Ajo shtoi se po minohet mbarëvajtja e punëve të komisionit.

“Mazhoranca bojkotoi komisionin pa asnjë arsye legjitime. Tjetër akt i rëndë ndaj parlamentarizmit, kontrollit parlamentar dhe hetimor. Po minohet mbarëvajtja e punëve të komisionit.

Mbledhja e fundit u mbyll zyrtarisht nga ana ime dhe nuk miratuam dot kërkesat për informacion, ende nuk ka asnjë kërkesë për informacion të miratuar pasi ligji është bërë në mënyrë të tillë sa për ҫdo kërkesë duhet vendim i ndërmjetëm me shumicën e deputetëve të pranishëm.

Fakti që mazhoranca ka anëtar si avokati i sterilizimit Ndreca dhe rasti i Milva Ekonomit, përbëjnë diferencën për vendimmarrje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu