Për herë të parë në qytetin e Elbasanit u mbajt maratona Skampa Elbasan 2023 .Në të morën pjesë maratonistë nga 16 vende të ndryshme të botës , si Gjermania, Greqia, Amerika, Kroacia, Kosova , Serbia etj.Rreth 1500 qytetarë të grupmoshave të ndryshme u bënë pjesë e aktivitetit gjithëpërfshirës i cili e shndërroi Elbasanin në kryeqytetin e vrapuesve. Vetë qytetarët maratonistë shprehen të kënaqur mbi këtë organizim,duke e vënë theksin të rëndësia e aktivitetit fizik.
Maratona shërbeu për të përcjellë mesazhe sensibilizuese. Njëri prej tyre ishte ai për jetën në kuadër të muajit tetor, muaji i sensibilizimit të kancerit të gjirit.
Synimi i bashkisë së Elbasanit është që ta kthejë në traditë, pasi ka një ndikim edhe në turizëm.
Kjo e dielë ishte një ditë pa makina,në Elbasan pasi 16 akse rrugore përfshi bulevardin kryesor ishin në dispozicion të maratonistëve .