Mbahet në Elbasan marshimi i Parë Ndërfetar në Shqipëri Dedikuar Grave dhe të Rinjve

0

 

U mbajt në Elbasan marshimi i Parë Ndërfetar në Shqipëri Dedikuar Grave dhe të Rinjve.
Prej 10 vitesh tashmë Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan organizon Marshimin e Paqes, aktivitet i cili synon të përçojë mesazhe të paqes, solidaritetit dhe gjithpërfshirjes. Motoja kryesore e marshimit të këtij viti ishte “Mbrojmë Jetën – Mbështetja te Gratë dhe Rinia është shpresa për një të ardhme më të mirë.”

153 gra janë vrarë në një dekadë në Shqipëri dhe shumë të tjera përjetojnë çdo ditë dhunë fizike e psikologjike. Me keqardhje në këtë marshim u theksua se dhuna me pasoja të rënda po prek edhe të rinjtë e adoleshentët,ndërsa politika pranoi se nuk ka bërë mjaftueshëm.

Të shumtë kanë qenë të rinjtë që morën pjesë në këtë aktivitet sensibilizues.