Në qytetin e Vlorës, ka pasur problematika në qendrën e votimit pranë shkollës ‘Ismail Qemali’.
Sipas informacioneve, raportohet se ka pasur përplasje mes përfqësuesve të PD dhe kreut të kzaz 86 lidhur me prezencën e një personi në qendrën e votimit duke mbajtur në dorë një listë me emra qytetarësh.
Përfaqësuesit e PD kanë kërkuar largimin e personit, ndërsa kreu i kzaz u shpreh se personi gjendej aty thjesht për të votuar.
Pritet që PD të dalë në një deklaratë dhe të dorëzojë një kallëzim penal për rastin në fjalë.