Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka mbërritur mbremjen e sotme një sasi tjetër e vaksinave të prodhuar nga Pfizer.
“Edhe 29,250 doza vaksine Pfizer mbërritën në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,074,560 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tone“, shkruan Ministrja Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën të ditur se mbrëmjen e së hënës në Rinas mbërritën edhe 29,250 doza të tjera.
Kështu, në total numri i vaksinave të ardhura në vendin tonë që nga fillimi i procesit të vaksinimit shkon në 2,074,560.