Mbërrijnë në Gjykatë dy shokët e Aldi Ramës/ Ja kush është prokurori dhe gjykatësi i çështjes

0

Dy shokët e Aldi Ramës, përkatësisht Kristian Sherri dhe Armando Marku kanë mbërritur në Gjykatë dhe pritet që të marrin masa e sigurisë. Prokuror i çështjes është Ylli Pjeternikaj, ndërsa gjyqtare Elsa Ulliri.

Avokat i Armando Markut është Gjon Vulaj, kurse avokati që mbron Kristian Sherrin është Fran Gjono. 2 të rinjtë që përfunduan në komisariatin e policisë Lezhë dyshohet se shoqëronin Aldo Ramën i cili nuk pranoi të dorëzohet në polici duke vrarë veten, disa orë pasi kishte ekzekutuar efektivin e policisë, Saimir Hoxhën.

Kristian Sherri dhe Armando Marku ky i fundit drejtuesi i automjetit, i cili mësohet se është me profesion mësues. I vetmi person i armatosur bëjnë me dije burimet ka qenë Aldi Rama, ndërsa pas ekzekutimit të Hoxhës, kolegët që e shoqëronin kanë qëlluar në drejtim të automjetit të të rinjve teksa këta të fundit largoheshin me shpejtësi.

Burime bëjnë me dije që automjeti në fjalë ka shenja të plumbave ndërsa efektivët kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij pa mundur ta ndalonin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu