Mbërrijnë në ujërat evropiane peshqit që hanë testikujt e meshkujve (Foto)

0

 

Peshku që njihet për ngrënien e testikujve të meshkujve është zbuluar për herë të parë në ujërat evropiane. Bëhet fjalë për Pacu, lloj peshku piranja i cili identifikohet nga dhëmbët e tij që duken si të njeriut dhe zakonisht gjendet në lumin Amazon.

Por, sipas mediave të huaja ky lloj peshku ka mbërritur në ujërat evropiane. Raportohet se një nga peshqit 8 cm i njohur si “prerësi i top*t” u kap nga peshkatari Einar Lindgreen në një kurth ngjalash të vendosur në brigjet jugore të Suedisë.

Ndërkohë, sipas Henrick Carl nga Muzeu i Historisë Natyrore të Danimarkës “Pacu nuk është i rrezikshëm për njerëzit, por pickimi i tij është mjaft serioz. Ka pasur incidente në vende të tjera, të tilla si Papua Guinea e Re ku disa burrave u janë këputur testikujt. Pacu është kryesisht vegjetarian, ata mund të jenë një kërcënim për zhytësit meshkuj. Ata kafshojnë sepse janë të uritur dhe testikujt “ulen bukur” në gojën e tyre.”

Megjithatë gjetja e kësaj piranje të vetme në këto ujëra ka habitur jo pak, pasi ato nuk mund të jetojnë në klimën e ujërave skandinave dhe supozimi është që mund të jetë mbajtur si kafshë shtëpiake në akuarium dhe është hedhur.

Burimi: www.dailystar.co.uk| joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu