Mbetën të bllokuar në “Kanionin e Langaricës”, shpëtohen 4 turistët gjermanë

0

Katër turistë që mbetën të bllokuar në vendin e quajtur “Kanioni i Langaricës” janë shpëtuar mbrëmjen e së hënës. Ata u bllokuan në pjesën e kanionit ndërsa eksploronin zonën për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes u nisën shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse. Pasi u shpëtuan, turistëve u është ofruar edhe asistenca mjekësore. Sipas asaj që bën të ditur policia aktualisht ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu