Shikoni PAMJET: Mercedesi shpërthen në flakë në autostradën e Saukut

0

Një mjet tip Mercedes Benz E Class ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën e Saukut. Mjeti ka qenë duke lëvizur nga qendra tregtare TEG me drejtim Tiranën dhe për pasojë ka shpërthyer në flakë, në lëvizje.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, Mercedesi ka marrë flakë në pjesën e përparme, flakë të cilat janë neutralizuar në kohë nga zjarrfikësit. Drejtuesi i mjetit raportohet se ka dalë sapo ka parë flakët dhe nuk ka informacion për persona të lënduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu