Mbetën të bllokuar tek “Shpella e Pëllumbasit”, shpëtohen pas disa orësh kërkime 5 turistë të huaj

0

Pesë turistë nga Mbretëria e Bashkuar, që kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit” janë shpëtuar falë një operacioni kërkim shpëtimi që u nis gjatë mbrëmjes së djeshme dhe përfundoi pas mesnatës.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë, dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, informoi sot policia e Tiranës.

Pesë turistët nga Mbretëria e Bashkuar, kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, për shkak të terrenit të veshtirë malor dhe mungesës së orientimit në errësirë, është organizuar menjëherë puna për gjetjen e tyre

”Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, pas gati 5 orësh kërkime, deri pas mesnatës, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 5 turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore”, informoi sot policia e Tiranës.

Pas operacionit të kërkomi që zgjati për gati 5 orë është bërë e mundur shpëtimi i turistëve të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu