Kërcet arma në Greqi, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur rëndë

0

GREQI- Një keqkuptim që nisi brenda klubit të natës dhe u shndërrua në një përleshje të egër jashtë tij, ka qenë shkaku i sherrit vdekjeprurës të ndodhur në orët e para të mëngjesit në një klub të njohur në Greqi. I vdekur ka mbetur një 23-vjeçar dhe të plagosur rëndë kanë mbetur 2 persona mes tyre dhe një 26-vjeçar.

Protothema shkruan se grupi i të rinjve po argëtohej në klub kur pak para orës 4 ka nisur një debat i cili është transferuar në hyrje të dyqanit ku i priste një grup tjetër. Në një moment një nga personat e përfshirë u përpoq të tërhiqte armën që kishte në brez, ndërsa një tjetër nxori një thikë për tu mbrojtur. Nga përleshja që pasoi, viktima u plagos për vdekje me thikë në qafë, ndërsa 26-vjeçari u plagos për vdekje nga një plumb në bark.

Në të njëjtën kohë, nga përleshja mësohet se kanë mbetur të plagosur lehtë edhe persona të tjerë, të cilët janë zhdukur sapo Policia ka mbërritur në vendngjarje. Njëri prej tyre ndodhet i shtruar në Spitalin e Kryqit të Kuq me një plagë të lehtë me thikë në shpinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu