Mbeti shtatzënë kur SPAK zbuloi skemën kriminale te AKSHI, Hava Delibashi i shpëton drejtësisë: Gjykata e Posaçme e liron nga arresti

0

Hava Delibashi, ish-zëvendësdrejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është liruar nga arresti shtëpiak dhe do të jetë me masë sigurie “Detyrim paraqitje”, duke pasur mundësinë të lëvizë e lirë.

Shkak për këtë ndryshim të masës së sigurisë është bërë shtatzënia e Hava Delibashit. Ish-numri dy i Agjencisë që kontrollon të gjithë tenderat e shtetit, mbeti shtatzënë pak kohë pasi SPAK zbuloi skemën kriminale në AKSHI dhe ngriti akuzë zyrtare ndaj saj.

Gjithashtu, Gjykata e Posaçme i ka bllokuar Hava Delibashit pasaportën dhe ka vendosur ndaj saj masën tjetër të sigurisë “Ndalim i daljes jashtë vendit”, pas frikës se me lirimin nga arresti shtëpiak ajo mund të largohet jashtë vendit.

Ish-zëvendësdrejtoresha e AKSHI-t po hetohet veprat penale “shkelje të barazisë në tendera e kryer në formën e bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga grupi kriminal.

Ajo mbahej prej më shumë se 3 muajsh në masën e sigurisë “arrestit në shtëpi”,

SPAK pretendon se brenda AKSHI-t vepronte një grup i strukturuar kriminal që drejtohej nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët urdhëronin rrëmbimin e rivalëve, sikurse ishte Gerond Meçe dhe i detyronin të tërhiqeshin nga tenderat.

Dy biznesmenët janë në arrati, ndërsa ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe ish-zëvendësja Hava Delibashi ndodheshin në arrest shtëpie. Për 3 biznesmenë te tjerë dhe një zyrtar policie gjykata e posaçme ka caktuar masat e ndalimit për të dalë jashtë vendit apo pezullim nga ushtrimi i funksionit.