Mbetjet mbulojnë zonën pranë Ish-Stacionit të Trenit në Elbasan

0
Screenshot

 

Zona pranë Ish-Stacionit të Trenit në Elbasan, ndonëse ndodhet më pak se 1 km nga qendra e qytetit, është e mbuluar nga mbeturinat, një problem i vazhdueshëm prej vitesh. Kontejnerët thonë banorët boshatisen rrallë, ndërsa mbetjet e shpërndara kudo krijojnë rrezik për shëndetin publik dhe ndotje të rëndë mjedisore.

Situata përkeqësohet nga prania e qenve endacakë, që përbëjnë rrezik për kalimtarët, si dhe nga bagëtitë që ushqehen mes mbetjeve.

Një tjetër problem mbetet mungesa e një mbikalimi për këmbësorët, ndërsa fëmijët që shkojnë në shkollë duhet të kalojnë një rrugë të rrezikshme, të frekuentuar nga automjete të tonazhit të rëndë./Infoweb Media