Mbi 25 plumba kallashnikovi mbi selinë qendrore të Top Channel, hetimi “kanalizohet” për “vrasje në rrethana cilësuese”

0

TIRANË- Godina e televizionit kombëtar “Top Channel” u sulmua me armë në orët e mesnatës të së hënës nga persona ende të paidentifikuar duke lënë të vrarë një punonjës sigurimi, Pal Kola, 60 vjeç. Kola, i përshkruar si një person me vështirësi financiare ishte babai i tre fëmijëve, dhe ishte i punësuar prej gjashtë muajsh pranë Top Channel-it, por dje ishte nata e tij e fundit e punës.

Sipas deklarimeve të para, bëhet me dije se hetimi do të referohet për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të Pal Kolës. Neni 79 i Kodit Penal parashikon për këtë akuzë nga 25 vite burg deri në burgim të përjetshëm.

Neni 79/ Vrasja në rrethana të tjera cilësuese

(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar shkronja “c” me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shtuar nenet 79/a, 79/b, 79/c me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013; shfuqizuar shkronja “c” me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)

Vrasja me dashje e kryer:

a) ndaj të miturit;

b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;

c) shfuqizuar;

ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse;

d) më shumë se një herë;

dh) kundër dy ose më shumë personave;

e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës;

ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave,

dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu