Mbi 300 mijë euro, prona e makina luksoze. Shkatërrohet “perandoria” e mafies shqiptare në Spanjë!

0

SPANJË- Një ndër bandat më të rrezikshme, e drejtuar nga shqiptarë dhe italianë, këta të fundit të lidhur me “’Ndrangheta’”, që vepronin me bazë në Ibiza dhe vepronin edhe në Malaga, Barcelona dhe Tenerife, tashmë është në duart e policisë.

Garda Civile në bashkëpunim me Karabinierët dhe Guardia di Finanza me mbështetjen e DIA (Direzione Investigativa Antimafia) kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Dragon Ball.” Operacioni është kryer në dy faza, më 13 dhe 17 shtator dhe kanë marrë pjesë 400 agjentë të Gardës Civile në Ibiza, Malaga, Barcelona dhe Tenerife.

Mediat e huaja raportojnë se në këtë aksion të ndarë në dy pjesë, me veprim të mbi 400 agjentëve, përfshirë dronë e metoda speciale, kanë rënë në pranga 32 persona, shqiptarë, italianë dhe hungarezë, ndërsa janë sekuestruar rreth 18 kilogramë metamfetaminë me të cilën mund të ishin prodhuar 870 mijë pilula ekstazi, 4,5 kilogramë kokainë, një plantacion kanabisi me 600 bimë marihuanë, sasi të konsiderueshme substancash të tjera.

Gjithashtu janë konfiskuar dy armë zjarri, 330 mijë euro para të gatshme dhe 23 automjete luksoze. Gjithashtu janë bllokuar 116 llogari rrjedhëse dhe 15 prona luksoze të përdorura për pastrim parash, bizhuteri, dokumente që lidhen me llogari bankare jashtë vendit, dokumente false identiteti, bllokues frekuencash, një mori celularësh, memorie USB, tableta dhe pajisje të tjera elektronike.

Organizatat kriminale

Organizata kriminale e zbërthyer me origjinë italiane është e lidhur me “Ndranghetën” e dedikuar për trafikun e drogës në shkallë ndërkombëtare. Destinacioni i drogës ishte kryesisht Italia dhe Spanja dhe vinte direkt nga Amerika e Jugut.

Anëtarët e kësaj organizate shquhen për përdorimin e dhunës, kanë përdorur metoda si tortura, madje kanë kryer edhe vrasje në Itali. Gjatë hetimeve është evidentuar mbajtja e armëve të zjarrit nga të ndaluarit në Ibiza. Sa i përket organizatës shqiptare të shpërbërë, karakterizohej nga të njëjtat metoda të dhunshme si ajo italiane.

Të dyja organizatat investuan fitimet e tyre përkatëse në prona të paluajtshme në destinacionet kryesore turistike në Evropë, ndër të cilat spikat ishulli Ibiza.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu