Në mbyllje të fazës së parë të regjistrimeve në Universitetin e Elbasanit janë plotësuar 40% e kuotave, duke duke qënë në të njëjta nivele me një vit më parë. Shifrat zyrtare flasin për një interes të lartë të degëve të mjekësisë dhe më pak të mësuesisë përfshirë ato bazike sikundër janë gjuhë-letërsi, histori- gjeografi dhe matematik fizikë. Drejtori i kurrikulave në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Bujar Muharremi bën me dije se në Elbasan këtë vit rrezikojnë të mbyllen tre degë, pasi nuk ka asnjë student të regjistruar, por shpresohet te raundet e tjera.
Në Elbasan janë më shumë se 10 degë që nuk kanë student të regjistruar prej disa vitesh. Për këto të fundit Muharremi thotë se i janë drejtuar Ministrisë së arsimit ti mbyllë zyrtarisht. Sipas tij bëhet fjalë për degë që nuk i preferon as tregu i punës.
Studentët të cilët nuk fituan asnjë program përgjatë raundit të parë mund të aplikojnë sërish në dy raundet e tjera.
Infoweb Media!