Mbyllet klasa me Covid-19 në gjimnazin “Dhaskal Todri” në Elbasan. Konfirmohen 8 raste të reja

0

Është mbyllur një grup i klasës së dymbëdhjetë në gjimnazin Dhaskal Todri në Elbasan.

Shtatë nxënësit e këtij grupi kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Disa ditë më parë rezultuan pozitivë 9 nxënës, por tashmë në 24 orët e fundit rezultuan të prekur edhe pjesa tjetër. Mësohet se është karantinuar edhe mësuesja kujdestare.

Nisur nga situata, Inspektoriati Shëndetësor ka marrë masa për mbylljen e klasës, ndërsa bashkia është angazhuar me dezinfektimin e të gjithë shkollës. Grupi tjetër i po kësaj klase vijon mësimin normalisht.

Mësohet se nxënësit janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata janë karantinuar në banesat e tyre dhe po ndjekin mësimin online.

Ndërkohë konfirmohen 8 raste të reja me COVID-19 në këtë qytet gjatë 24 orëve të fundit.

Burime bëjnë me dije se prej tyre, kanë rezultuar pozitiv drejtoresha e shkollës “Jorgji Dilo” dhe një mësues në shkollën 9 vjeçare “Kusarth”.

Gjithashtu pozitiv për koronavirus ka rezultuar edhe një edukatore në kopshtin nr.14, në Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu