Mbyllet kopshti pas testimit pozitiv me koronavirus të 3 punonjëseve

0

Mbyllet kopshti nr. 7 në Vlorë pas testimit pozitiv me koronavirus të 3 punonjëseve.

Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror ditën e sotme i ka vendosur tabelën e bllokimit, i cili do të zgjasë 2 javë.

Pas shfaqjes së shenjave dhe marrjes së tamponëve vetëm 3 punonjëse kanë rezultuar pozitive me COVID 19 të cilat janë karantinuar, por sipas udhëzimeve të autoriteteve në izolim 2 javor do të jenë dhe pjesa tjetër e stafit për të këputur dhe zinxhirin e infektimeve.

Për shkak të pandemisë shumë shkolla dhe institucione të tjera arsimore vazhdojnë të mbylluara pasi rastet e infektimit janë në rritje.

Infektimet nuk mungojnë as në kopshte apo shkolla në të gjithë vendin duke e bërë të detyrueshme mbylljen deri në zhdukjen e rasteve.

Nga raportimet e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë numri i të infektuarve brenda 24 orëve e kaloi shifrën 1000, për herë të parë që nga nisja e pandemisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu