Ballina AKTUALITET Arrestohen vëllezërit shqiptarë, kthyen banesën me qera në serë kanabisi

Arrestohen vëllezërit shqiptarë, kthyen banesën me qera në serë kanabisi

0

Policia e Torinos ka arrestuar dy vëllezër shqiptarë të cilët kultivonin marijuanë në një vilë në qendër të Pinerolo-s, Itali.

Ata e kishin marrë më qira ndërtesën për ta kthyer në një serë kultivimi.

Gjatë operacionit të policisë, në rrugën Podgora 26, u gjetën mbi 500 bimë kanabis.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe 100 kilogramë marijuanë të gatshme për t’u paketuar dhe bëri arrestimin e tyre.

Brenda vilës u sekuestruan të gjitha pajisjet e nevojshme  për ngrohjen e dhomave dhe filtrat për ventilim.

Të dy vëllezërit të moshës 23 dhe 33 vjeç, kishin bërë lidhjet me një shtyllë të jashtme të energjisë elektrike për të furnizuar gjeneratorët elektrikë.