Në një kohë kur turizmi i trashëgimisë kulturore njeh rritje në stinën e vjeshtës Muzeu Etnografik i Elbasanit i hapur që në vitin 1986 , mbyllet për një periudhë prej 4 -6 muaj.Mbyllja e shtëpisë karakteristike elbasanase bëhet pasi në të do të kryhen punime restauruese të nevojshme për shkak të amortizimit të çatisë, dyshemesë ,dyerve, dritareve etj.Drejtori i muzeut thotë se nga ndërtimi i muzeut ky është rikonstruksioni më i plotë që kryhet në të.
Muzeu Etnografik i Elbasanit është ndalesa e parë për të gjithë turistët që vizitojnë qytetin.Restaurimi i godinës ishte i nevojshëm pasi objekti i trashëgimisë kulturore rrezikonte degradimin.
Muzeu Etnografik i Elbasanit mbart brenda një pasuri të çmuar të historisë së qytetit dhe vizitohet nga qindra e mijëra të huaj.Ky muze ,është një ndërtesë që shquhet për mënyrën e ndërtimit dhe arkitekturën e saj mjaft të veçantë, duke e identifikuar atë si një perlë në trevën e Elbasanit e cila është ndërtuar në një periudhë kur qyteti ishte i mbushur me pasanikë çka dëshmon edhe zhvillimin urban të kohës/Infoweb Media