Është gjetur i mbytur në plazhin e Pishporos në Fier një 35- vjecar, i identifikuar nga policia si Besmir Hoxha. Paraprakisht dyshohet se është mbytur duke notuar, pasi është gjetur pa shenja dhune në trup. Trupi i 35-vjeçarit është dërguar në morg.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 19:50, në plazhin e Pishporos, Fier, duke u larë në det, është mbytur dhe ka ndërruar jetë shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në Levan.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 35-vjeçarit.