Mbytja në liqenin e Prushit, fqinji: Dy u shpëtuan nga një banor! Familja në gjendje të rëndë ekonomike

0

Në një intervistë për Report Tv, tha se përveç dy fëmijëve, në liqen u futën dhe dy fëmijë të tjerë, por që fatmirësisht u shpëtuan nga një banor.

Fqinji i familjes që humbi dy fëmijët pasditen e sotme ka treguar se ata janë në gjendje të rëndë ekonomike. Në një intervistë për Report Tv, tha se përveç dy fëmijëve, në liqen u futën dhe dy fëmijë të tjerë, por që fatmirësisht u shpëtuan nga një banor.

“I kam komshinj. Janë familje shumë e dobët ekonomikisht. Të vejë shteti dorë në zemër. I ati mbledh hekurisht që jetojnë, me zor i ka rritur ato fëmijë. Të dy djemtë. Kanë edhe një vajzë pak më të madhe. Por janë shumë familje e dobët ekonomikisht. Gjatë verës vijnë fëmijët këtu dhe freskohen. E morëm vesh nga kushërinjtë. Kanë qenë 6 kalamaj, kanë qenë duke u mbyt edhe dy të tjerë. Ka qenë një banor i zonës që i ka nxjerrë. Në këtë liqen janë mbytur 6 vetë që kur është kthyer në rezervuar,” tha banori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu