Genocidi serb në Kosovë”, – deputetët e PD dorëzojnë kërkesën në kuvend

0

Një pjesë e deputetëve të grupit parlamentar të partisë Demokratike, kanë dorëzuar një kërkesë për mocion me debat lidhur me njohjen e genocidit serb në Kosovë.

Kërkesa është firmosur nga të gjithë deputetët e PD të cilët kanë mbështetur haptas Komisionin e Rithemelimit dhe janë edhe anëtarë njëkohësisht. Në përfundim të debatit me mocion, deputetët kërkojnë të votohet një draft-rezolutë me disa pika.

Në kërkesat e bëra, është edhe shpallja e datës 15 janar (Masakrës së Reçakut) si “Dita e Kujtimit të genocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu