“Më duhet t’ju tregoj diçka”, aktorja e njohur ndan lajmin e hidhur me fansat

0

Vite pasi Kathy Griffin vendosi të rruante flokët për të mbështetur motrën e saj që ishte duke ndjekur terapinë e kimioterapisë, aktorja ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer në mushkëri.

“Më duhet t’ju tregoj diçka. Më duhet t’i nënshtrohem një operacioni për të hequr gjysmën e mushkërisë. Po, kam kancer në mushkëri edhe pse nuk kam pirë kurrë duhan. Doktorët janë optimistë, sepse është në stadin e parë dhe ka mbetur në mushkërinë e majtë. Shpresoj të mos bëj kimioterapi apo rreze pas operacionit dhe të marrë frymë normalisht.

Kanë kaluar 4 vite duke u përpjekur që të rikthehem në punë dhe t’ju bëj juve për të qeshur dhe për t’ju argëtuar, por unë do të jem shumë mirë”, ka shkruar aktorja në një postim në Instagram.

Ajo e ka mbyllur postimin e saj duke inkurajuar ndjekësit që të kontrollojnë shëndetin herë pas here.

Në korrik të vitit 2017-të, Griffin rruajti kokën në nder të motrës së saj Joyce që vuante nga kanceri. Motra e aktores ndërroi jetë në muajin shtator. Griffin gjithashtu humbi vëllain e saj Gary për shkak të kancerit në vitin 2014-të.

Ndërsa e ëma e aktores , Maggie, e cila vuante nga dementia ndërroi jetë vitin e shkuar në moshën 99 vjeçare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu