‘Me filxhan kafeje në dorë, më pas i shtrirë përtokë’, ja momenti i ekzekutimit të Bujar Çelës. Çfarë i tha policisë shoku me të cilin ishte ulur në tavolinë. (FOTO)

0

Bujar Çela, vellai i shumëkërkuarit Talla Çela para se të ekzekutohej ishte në tavolinë duke pirë kafe më një person tjetër.

Dalin pamjet e momenteve të fundit pak para ekzekutimit të Bujar Çelës, vëllai i shumëkërkuarit Talo Çela. Në njërën foto, 62 vjecari duket i ulur në tavolinë duke pirë kafen i qetë bashkë me një shok. Ky person emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkaqe hetimore, por që ishte njeriu i fundit që bisedoi me Bujar Çelën, i tha policisë që viktima po priste klient për taksi dhe se nuk i ishte i shqetësuar. Ai nuk i ka njohur autorët. Të paktën kështu dëshmoi para hetuesve.

Në foton e dytë, 60 sekonda pas të parës, shikohet trupi i shtrirë në tokë i viktimës. Në këtë hark kohor Çela ka tentuar tu ikë vrasësve. Ai u qellua fillimisht nga brenda një makine tip ‘Renault’, e më pas u ngrit me shpejtësi. Ky ishte momenti kur dy nga tre autorët iu afruan në lokal dhe e qëlluan për vdekje. Për ekspertët e kriminalistikës, ekzekutorët kanë qenë profesionist dhe të qartë për shënjestrën e tyre. Ata nuk bënë asnjë gabim. Dhe pse qëlluan kur Çela ishte i shoqëruar, personi tjetër në tavolinë nuk mori asnjë gërvishtje. Në lokal pati edhe klientë të tjerë, por asnjë nuk u dëmtua. Edhe në ikje ata vepruan të qetë. Pasi u siguruan për vdekjen e Bujar Çelës që për grupin hetimor besohet se ishte hakmarrje ndaj vëllait të tij, ata morën makinë e tyre dhe përshkuan rrugën Elbasan – Peqin për ta braktisur dhe djegur atë në hyrje të fshatit më pak shtëpi, Murras, pranë hekurudhës, 10 km larg nga vend i ngjarjes.

Për policinë krimi është kryer nga grupe rivale të Talo Çelës brenda qytetit të Elbasanit. Menjëherë aty shkuan forca të shumta policie dhe forcave Renea me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Por Elbasani nuk ka qenë i vetmi qytet që ka marrë angazhimin e uniformave blu. Me urdhër të kryepolicit, Ardi Veliu nisur nga ngjarjet kriminale në vend janë ngritur 69 pika kontrolli në të gjithë qarqet e vendit. Po bëhen kontrolle dhe janë shoqëruar 40 persona me të kaluar kriminale, 14 u arrestuan mes tyre edhe të kërkuar. Ndërkohë forcat operacionale vazhdojnë operacionet në qytetet kryesore të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu