Me firmën e Veliajt/ Betonizohet Fusha e Sportit, 8900 m2 sipërfaqe do të bëhet me kulla 11 katëshe

0

Kryebashkiaku, Erion Veliaj, ka firmosur shkatërrimin e fushës së sportit pranë Fakultetit të Inxhinerisë. E gjithë hapësira do të mbushet me pallate, që sipas dokumenteve do të jenë 11 kate. Pas zënies së hapësirave në qendër të tiranës, tashmë radha po i vjen sipërfaqes ku të rinjtë ushtrojnë aktivitete.

“Virusi” i pushtimit të hapësirave të gjelbra tashmë po prek dhe fushat sportive.

Ky kompleks është pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe aktualisht ka 8920 m2 hapësirë ku të rinjtë mund të luajnë ose të ushtrojnë aktivitete fizike.

Sipas këtij dokumenti, kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur që në të të vendosen kulla deri në 11 kate.

Në total janë 24 mijë e 700 m2 ndëtim. Ndërsa vetëm kati i parë do të jetë 2245 m2.

Sipas këtij projekti, pas pak muajsh këtu do të ketë vetëm 2300 m2 sipërfaqe të gjelbërt pasi çdo gjë tjetër do të kthehet në beton, asfalt apo dhe tulla.

Bashkia e Tiranës është kritikuar shpesh për zënien e hapësirave në qendër të Tiranës apo shembjen e banesave të vjetra duke ndërtuar kulla.

Por tashmë kur dhe ato janë drejt fundit, Veliaj ka kthyer vështrimin drejt terreneve sportive.

E në këtë rast shprehja e tij se nuk do të mbahet mend si Kryebashkiaku i pallateve duhet fshirë, pasi do të kujtohet si personi që shkatërroi çdo metër katror të lirë./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu