Me forca speciale nga toka dhe helikopterë nga ajri, kapet në Bari shqiptari i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge

0

 

D.I.A. e Barit dhe karabinierët e Kompanisë së Policoro, të ndihmuar nga helikopterë, në orët e para të mëngjesit të sotëm zbuluan dhe arrestuan shqiptarin A.B., 36 vjeç,, i cili i shpëtoi arrestimit gjatë operacionit “Kulmi” të kryer në 30 qershor. Gjatë atij operacioni u bënë 37 arrestime dhe sekuestrime pasurie me një vlerë prej 4 milionë eurosh, midis Shqipërisë dhe Italisë, për trafik ndërkombëtar droge.

Shqiptari e kishte mbyllur celularin dhe ndërprerë kontaktet, kishte ikur nga shtëpia e tij në Policoro dhe kishte gjetur strehë brenda një strehimi përgjatë bregut të lumit Agri, fshehur mes bimësisë.

Këtu, karabinierët e orientuar dhe mbështetur nga hetuesit e D.I.A. të Barit dhe ata të Policoros, e gjurmuan dhe e arrestuan.

Në të njëjtin kontekst, dy shtetas të tjerë shqiptarë, SS dhe SD, 30 vjeç dhe 23 vjeç, u arrestuan në flagrancë për krimin e ndihmës së të arratisurit. Të dy të pashkolluar, me banim të rregullt në provincën e Matera, përgjegjës për lehtësimin e arratisjes së bashkatdhetarit duke i siguruar ushqim dhe mbështetje logjistike.

Ekzekutimi i operacionit të rëndësishëm ndërkombëtar të D.I.A. në Shqipëri dhe në Itali qe i mundur falë Ekipit të Përbashkët të Hetimit, një organ i bashkëpunimit gjyqësor,

Në përfundim të operacioneve të sotme, A.B. u dërgua në burg , ndërsa bashkëpunëtorët S.S. dhe S.D. në arrest shtëpie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu