ME FOTO/ Zbardhet dëshmia e autorit që vrau me sëpatë kunatën në Elbasan

0

Zbardhet dëshmia e autorit që vrau kunatën: Para grupit hetimor, Tafik Tashi ka deklaruar se e vrau kunatën e tij, Alma Qevanin, pasi ajo kishte ditë që nuk e lejonte bashkëshorten e autorit të shkonte në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin.

Kjo ishte pikënisja e konfliktit që përfundoi tragjikisht.

Gjithashtu, para hetuesve, Tafik Tashi ka pohuar gjithashtu se kunata e tij, Alma, e ofendonte shpesh kohët e fundit, duke i thënë se është impotent.

‘Ka pasur kohë që më ofendonte, nuk e mundja ta duroja dot, më thoshte aq herë, madje edhe në praninë e familjarëve, fjalen “impotent”.’

Alma Qevani, e cila u masakrua me sopatë nga kunati i saj dje në fshatin Kusarth.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu