“Më iku zëri kur thirra “mami” për herë të parë”, rrëfehet mes lotësh e internuara

0

Valbona Mirakaj, e cila u internua kur ishte vetëm 16 vjeç, rrëfen mes emocionesh telefonatën e pare me të emën, pasi ajo u largua jashtë vendit për t’u kuruar, kur vajza ishte disamuajshe.

Valbona tregon për emisionin “Real People” në Euronews Albania që iu bllokua zëri plotësisht, nuk fliste dot, ndërkohë që mamasë i kishte rënë të fikët kur dëgjoi zërin e të bijës për herë të parë.

“Me babanë e mamin shkëmbeja letra dy-tre vitet e para të internimit. E mbaj mend telefonatën e parë që kam bërë me mamin e babin. Kur më doli mami më iku zëri. Nuk po flisja dot. Ishte hera e parë që flisja. Mua më iku zëri e asaj i kishte rënë të fikët dhe ndenji disa ditë në spital. Nuk fola dot gjatë me babi”-theksoi ajo mes lotësh”-tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu