Mendimet dhe sjelljet që tregojnë se jeni të prekur nga depresioni

0

Çdo njeri përballet me momente të vështira në jetë. Emocionet negative janë pjesë e saj dhe nuk mund të shmangem. Problemi është se si reagojmë kur këto vërshime emocionale na prekin.

Zhgënjimi nga diçka apo ndjesi të tjera të pakëndshme janë gjëra normale dhë të pritshme. Por këto kanë tendencën të na transformojnë jetën tonë si për mirë dhe për keq.

Ka njerëz që nuk i pranojnë këto ndryshime emocionale dhe bien në një gjëndje depresioni, e cila shfaqet me një dobësi mendore dhe fizike. Por depresioni nuk është një sëmundje e thjeshtë. Është një situatë e thellë dhe më e errët, pra është një gjëndje nga e cila nuk është e lehtë të shpëtosh.

Shërimi nga ajo mund të marrë mjaft kohë, edhe vite. Kjo natyrisht nuk duhet të dekurajojë askënd, pasi ekzistojnë mënyra për t’u kuruar prej saj.

Simptomat që tregojnë depresionin:

  • Nëse vazhdimisht mendoni mendime negative
  • Ndjenja e kotësisë, boshllëkut, trishtimit dhe dëshirës për të qarë
  • Nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe nuk keni energji
  • Nëse jeni në humor të keq pa ndonjë arsye të veçantë
  • Vetëkritikë e tepruar dhe respekt minimal për veten
  • Nëse keni mendime për vetëvrasje
  • Distancimi nga miqtë, familja ose puna
  • Pamundësia për të ndjerë interes ose kënaqësi në çdo aktivitet të jetës së përditshme
  • Nëse keni çrregullime të gjumit si pagjumësia ose gjumi i tepërt
  • Nëse keni vështirësi të mendoni, të përqendroheni, të merrni vendime ose të mbani mend gjërat

Teknikat me anë të të cilave mund të parandalohet depresioni:

  • Përfshini shumë ushqime ushqyese në dietën tuaj , të tilla si fruta dhe perime
  • Ushtroni çdo ditë për të paktën 20-30 minuta
  • Sigurohuni që të flini të paktën 7-8 orë çdo natë
  • Mundohuni të mendoni pozitivisht dhe të ekuilibruar
  • Merrni parasysh marrjen e një suplementi të vitaminës D
  • Mundohuni të kontrolloni stresin 
  • Kthehuni te familja dhe miqtë tuaj, veçanërisht kur jeni duke përjetuar emocione negative

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu