“Më ka marrë vajzën pa leje”, e reja denoncon ish burrin në polici, 34 vjeçari kundërshton oficerët gjatë shoqërimit

0

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin I. D., 34 vjeç, banues në fshatin Nokovë, Gjirokastër, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshortja e tij se 34-vjeçari ka tentuar të marrë pa leje, vajzën e tyre të mitur. Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu