“Më ka ngulur çelësin e makinës në shpatull”, nëna e 13-vjeçares së përdhunuar nga njerku jep detaje tronditëse

0

Detaje të tjera tronditëse janë zbardhur sot në emisionin “Shqipëria Live” në lidhje me ngjarjen që tronditi opinionin publik. Elidon Xhaferri ka abuzuar seksualisht me vajzën 13-vjeçare të gruas së tij, Elentina Xhaferri.

Gjatë intervistës për emisionin “Shqipëria Live”, Tina tregoi se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike vazhdimisht ndaj saj dhe fëmijëve. Ajo tregon se kur mori vesh se çfarë i ka bërë vajzës së saj, ajo i ka kërkuar që të largohet, por ai ka bërë sikur do të vrasë veten.

“Ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj meje gjatë gjithë kohës. Ti bëre gabim dhe unë veprova kështu, më thoshte. E kam ende shenjën e këmbës. Më ka futur çelësin e makinës në shpatull”, tha Tina.

Madje ajo tregoi edhe një rast kur Elidoni e ka lënë jashtë në një ditë me shi. “Datën 27 dhjetor , ndodhi një vdekje në Skrapar. Kur u ktheva më la jashtë. Jam futur nga dritarja në shtëpi. Më qëlloi drejt e në stomak, vajza u hodh dhe i thotë ca po i bën mamasë. Ai i ra me shpullë edhe vajzës. Ajo më thoshte hajde të ikim, e unë i thosha ‘babi nevrikoset, është turp’”, tha Tina.

Nëna e të miturës tregoi se si në janar të këtij viti, para se të merrej vesh se çfarë i ka bërë të bijës, ai kishte tentuar të vriste veten.

“Në janar më thoshte çfarë do bëjmë, pa dalë akoma ajo e vajzës. Shkon te dhoma tjetër, e dëgjoj një zhurmë. I them vajzës shko e shiko çfarë po bën, e ajo thotë ‘po var veten’. Por ishte intrigë që unë ta falja dhe e fala. Edhe kur pranoi se ka përdhunuar vajzën mori thikën të priste damarët. I thashë ‘nuk të dua të vdekur, ik shiko jetën tënden”, tha Elentina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu