Makina përplas motoçikletën, humb jetën drejtuesi i saj

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Shkodër–Bushat.

Një automjet ka përplasur një motoçikletë, drejtuesi i së cilës ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës të mbushur me ujë, duke gjetur vdekjen.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Forcat e policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Shkodër/Informacion paraprak.

Më datë 19.01.2021, rreth orës 12:10, në aksin rrugor Shkodër – Bushat, në fshatin Beltojë, mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin H. M. është përplasur me një motorçikletë ku si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorçikletës, shtetasi L. L. 68 vjeç banues në fshatin Ashtë, Shkodër, ka ndërruar jetë

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu