“Më ka sulmuar si politikane, jo si bashkëshorte”, Kryemadhi për deklaratat e Metës ndaj SPAK: Jam dakord me çdo fjalë që ka thënë

0

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një deklaratë të shkurtër për mediat tha se ishte dakord me deklaratat e kreut të PL-së ndaj SPAK dhe kreut Altin Dumanit. Ajo tha se vazhdon të mendojë se SPAK është vegël e kryeministrit Edi Rama.

“Në çdo fjalë që Ilir Meta ka thënë për kapjen e drejtësie nga qeveria… Jam dakord për mënyrën mendoj që e them, përsëri vjen revolta, sepse njerëzit edhe revoltohen. Vazhdoj të mendoj se SPAK është një vegël e Edi Ramës.”, tha ajo.

Më tej, Kryemadhi deklaroi se Ilir Meta nuk e ka sulmuar si bashkëshorte, por si politikane.

“Mua më shumë sesa më ka sulmuar Rama dhe Veliaj. Pse nuk u dhimbset kjo ju? Bashkëshorti nuk më ka sulmuar si bashkëshorte, por si politikane. Ju ka ardhur keq juve që Veliaj ka paditur në SPAK mamanë time dhe fëmijët e mi. Ilir Meta më ka sulmuar si politikane, jo si bashkëshorte.”, u shpreh Kryemadhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu