Me kallash me vete, kapet 17-vjeçari në Kukës, u ‘spiunua’ nga qytetarët

0

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia në Kukës, pasi ishte duke lëvizur me armë zjarri me vete, në drejtim të fshatit Shishtavec. Denoncimi për të riun e armatosur është bërë nga qytetarët, dhe pas ndërhyrjes së policisë është bërë i mundur arrestimi i tij.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë. Lëvizte në drejtim të Shishtavecit, me kallashnikov me vete, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe fishekë luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, si rezultat i kontrolleve blic për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga qytetarët, se një adoleshent qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në drejtim të fshatit Shishtavec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar duke ecur shtetasin e mitur B. P. Pas ndërhyrjes profesionale për të mos krijuar reagime apo dëmtime të palëve, është bërë kapja dhe arrestimi i 17-vjeçarit, i cili mbante me vete një armë zjarri kallashnikov me karikator me fishekë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbatja pa leje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu