Me kallashnikov dhe fishekë luftarakë në automjet/ Pranga dy të rinjve në Elbasan, dyshohet se do i trafikonin drejt RMV-së (EMRAT)

0

Dy persona janë arrestuar në Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Entrance”.

Në hyrje të qytetit të Elbasanit, u ndalua për kontroll automjeti tip “Audi”, me drejtues  21-vjeçari Sali Meci dhe pasagjer  22-vjeçari Amarildo Muha.

Në këtë automjet u gjet 1 armë zjarri kallashnikov dhe 114 fishekë luftarak që dyshohet se posedoheshin me qëllim trafikimin drejt RMV-së.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë të 2 shtetasit, si dhe u sekuestruan arma e zjarrit dhe municioni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu