Me kallashnikov në dorë, qëlluan e ikën/ Benz-i i zi me autorët doli nga Lapraka

0

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme rreth orës 16:30 në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Filandos” në “Don Bosko.”

Dyshohet se nga të shtënat 3 shtetas janë plagosur.

Njëri prej tyre dyshohet se ka humbur jetën.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

Përplasja me armë e ndodhur sot pasdite në “Don Bosko” raportohet ka pasur të përfshirë 7 persona. Raportohet se përveç 3 të plagosurve mendohet se ka dhe 1 viktimë. Autorët janë larguar me shpejtësi me një makinë “Benz” drejt Laprakës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu