Të shtëna me armë në “Don Bosko”, dyshohet për 1 të vdekur dhe 3 të plagosur (EMRAT+Pamje)

0

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur para pak minutave në Don Bosko.

Si pasojë e të shtënave, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe dyshohet edhe për viktima.

Burime për InfowebTv bëjnë me dije se të shtënat kanë ndodhur me kallashnikov.

Ndërkohë nuk ka informacion të plotë rreth rrethanave të ngjarjes, ndërkohë pritet reagimi i policisë për më shumë detaje.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu