“Më mirë veten kisha varur”, Berisha “i thur vargje” Ramës: Edvin lere gjyshen, po ti ke marrë rrugën e diallit

0

SHKODËR- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama se gjyshja e tij është nga Shkodra. Berisha gjatë një takimi me qytetarët e Shkodrës u shpreh se gjyshja e Ramës është një shkodrane fisnike. Por më tej Berisha përmendi këtu disa vargje nga poeti Bertol Brehiti, ndërkoh që theksoi se Rama ka marrë rrugën e diallit.

“Ai vjen këto dhe përpiqet të mashtrojë, jam çerek Shkodran, gjyshen e kam pasur shkodrane. Gjyshja e tij ka qenë një shkodrane fisnike, po ju them unë. Por problemi i saj është se, njëlloj si i asaj nënës në poemën e Bertol Brehtit, që thotë; Këtë këmishë ngjyrë kaki, dhe këto çizme ti kam falur, sikur të dija, biro çdi, më mirë veten kisha varur. Edhe gjyshja jote po ta dinte Edvin, se yt atë djali i saj, do të firmoste për varjen në litar të poetit që do ti këndonte lirisë, të drejtave të njeriut, do ti vinte këtë epitaf tek guri i varrit. Shkodra përmbysi e para monizmin në vitin 91. Por sot ne jetojmë një monizëm, që sipas sociologëve dhe politologëve të njohur të kohës, është forma më e egër e monizmit. Forma e monizmit që nuk bazohet në teokraci, por në bandokraci. Në sundimin e bandës”, u shpreh Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu