Më në fund Gramshi do të ketë një stadium të ri.Një lajm i mrekullueshëm për qytetin,KF Gramshin dhe natyrisht për sportëdashësit gramshiot.Ishte Komiteti Ekzekutiv i FSHF i cili miratoi projektin për fushën e re, dhomat e zhveshjes dhe ndërtimin e tribunës kryesore me 1000 vende. Lajmin e ka ndarë në rrjetin e tij social kryebashkiaku Besian Ajazi.
Postimi i Kryebashkiakut Ajazi
Lajmi më i bukur për Gramshin, KF Gramshin dhe sportdashësit gramshiot në këtë fundjavë😍
Komiteti Ekzekutiv i FSHF miratoi projektin për fushën e re, dhomat e zhveshjes dhe ndërtimin e tribunës kryesore me 1000 vende, pra praktikisht Gramshi do të ketë më më fund një Stadium të RI🏟️
Faleminderit Presidentit të FSHF, Armand Duka për mbështetjen dhe bërjen realitet të ëndrrës shumë vjeçare të një qyteti që e do futbollin❤️🙏🏻