Më pak gështenja në Labinot Mal, fermerët :Shiten lirë 100-130 lekë për kilogram

0

 

Kemi udhëtuar në Labinot Mal të Elbasanit, zonën që shquhet për masivin më të
madh të gështenjave në Shqipërinë e Mesme.

Në një kohë të zakonshme fëmijë e të rritur do të duhet të ishin në ara për të mbledhur prodhimin.Por fermerët thonë se këtë vit rendimenti është i dobët për shkak të verës së nxehtë.Pavarësisht se ka më pak prodhim fermerët thonë se edhe çmimi që e shesin është i ulët.Me shumicë nuk e tregtojnë më shumë se 100-130 lekë për kilogram.

Problem tjetër për fermerët është edhe mungesa e fuqisë punëtore.Të rinjtë kanë ikur ndërsa të moshuarit mbledhin aq sa të mundin.

Grumbulluesit flasin për cilësinë e jashtëzakonshme të gështenjës së Labinotit Mal.Sipas tyre fruti kërkohet nga tregu vendas e i huaj, por shpopullimi i zonës dhe ngrohja globale kanë vënë në rrezik këtë produkt unik.

Në 10 fshatrat e Njësisë Administrative Labinot Mal jetojnë 150 familje, të cilat e kanë bazuar ekonominë tek kultivimi dhe shitja e gështenjave. Sipas statistikave të bashkisë në vitin 2023 u prodhuan 300 ton gështenja./Infoweb Media 



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu